Gjyqtarët nga Spanja për ndeshjen Maqedoni – Kazakistan!

- Bota Sot

Gjyqtarët nga Spanja për ndeshjen Maqedoni – Kazakistan!

UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së tetë të kualifikimeve të Kupës së Botës në futboll, dhe me këtë, janë njohur edhe gjyqtarët për ndeshjen midis Maqedonisë dhe Kazakistanit, e cila do të luhet nesër në Shkup në orën 20:45.

Ndeshja në Shkup do të drejtohet nga Juan Martinez Munuera nga Spanja. 

Ndihmës të tij do të jenë bashkëkombësit Diego Barbero Sevilla dhe Ivan Maso Granado. Gjyqtari i katërt është Alejandro Muniz Ruiz.

Ndërsa gjyqtari i parë i VAR është Guillermo Cuadra Fernandez. Javier Iglesias Villanueva do të jetë ndihmësi i VAR-it.

Kontrolluesi i gjyqtarëve është Freddy Fautrul nga Franca, dhe rumuni Mihail Ionescu është caktuar si delegat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot