Skenarët që i japin Shqipërisë vendin e dytë në Grupin K

- Bota Sot

Skenarët që i japin Shqipërisë vendin e dytë në Grupin K

Eliminatoret e Botërorit 2026 kanë hyrë në momentin më vendimtar, dhe Kombëtarja shqiptare ndodhet shumë pranë një objektivi historik: sigurimit të vendit të dytë në grup dhe pjesëmarrjes në fazën “play-off”.

Me 11 pikë pas gjashtë ndeshjesh, skuadra e Sylvinhos e ka fatin në duart e saj, ndërsa Serbia, ndjekësja më e afërt, ka 7 pikë, por edhe tri ndeshje të mbetura.

Në krye të Grupit K ndodhet Anglia me 15 pikë, e cila duket e destinuar ta mbyllë si lidere.

Skuadra angleze praktikisht siguron vendin e parë me suksesin e mundshëm ndaj Letonisë të martën që vjen.

Nëse Shqipëria fiton ndaj Andorrës në transfertë, kuqezinjtë do të ngjiten në kuotën e 14 pikëve, me një ndeshje të fundit ndaj Anglisë në “Air Albania”.

Duke e konsideruar të humbur ndeshjen e kuqezinjve me ‘Tre Luanët’, Serbia do të jetë e detyruar t’i fitojë të tria ndeshjet e saj, ose të fitonte dy e barazone një, duke permiresuar ndjeshëm golaverazhin, pasi e ka me të dobët se Shqipëria (kuqezinjtë +3 dhe serbët -2).

Pra në skenarin e fitores së Shqipërisë me Androrrën, do të duhet që të përmirësohej edhe golaverazhi, që Serbia ta ketë edhe më të vështirë për t’ia marrë vendin e dytë Shqipërisë me dy fitore ndaj Andorrës dhe Letonisë dhe barazim të mundshëm ndaj Anglisë. Sepse në rast barazimi me pikë në fund të eliminatoreve, kritari i parë që merret për bazë është golaverazhi i përgjithshëm.

Nëse Serbia arrin t’i fitoja të tria ndeshjet e saj, pra mposht edhe Anglinë, edhe Shqipëria është e detyruar t’i fitojë të dyja takimet, me Andorrën dhe Anglinë.

Por kjo është një detyrë shumë e vështirë për skuadrën serbe, pasi një nga ndeshjet e mbetura është pikërisht kundër Anglisë në transfertë (13 nëntor), ku marrja e tri pikëve është pothuajse mision i pamundur.

Skenari i dytë: Barazim ndaj Andorrës

Nëse Shqipëria barazon me Andorrën, do të shkojë në 12 pikë. Në këtë rast, do të duhej patjetër fitorja me Anglinë, duke presupozuar se Serbia do t’i kishte në ‘xhep’ tri pikët me Andorrën dhe Letoninë. Por nëse Serbia fiton edhe me Anglinë, atëherë nuk do të kishte mundësi për Shqipërinë për të zënë vendin e dytë.

Përfundimi: Shqipëria ka në dorë kualifikimin

Një fitore ndaj Andorrës do ta detyronte Serbinë të mos lejonte asnjë hap të gabuar, madje duhet të barazojë (në kë rast do ti duhej golaverazhi) apo të fitonte edhe në Angli (nëse Shqipëria humbet me Anglinë), diçka shumë e vështirë. Në të kundërt, çdo pikë e humbur nga serbët do të përkthehej në festë shqiptare dhe në një tjetër hap të madh drejt ëndrrës amerikane.

Ndeshjet e Shqipërisë

Andorrë – Shqipëri       13.11. 20:45

Shqipëri – Angli            16.11. 18:00

Ndeshjet e Serbisë

Andorrë – Serbi  14.10. 20:45

Angli – Serbi        13.11. 20:45

Serbi – Letoni      16.11. 18:00

Renditja aktuale e Gripit K

Anglia                  15

Shqipëria             11

Serbia                  7

Letoni                  5

Andorra               1



Lexoni të gjitha në Bota Sot