Alexander Isak paralajmëron Kosovën

- Bota Sot

Alexander Isak paralajmëron Kosovën

Sulmuesi i Liverpoolit Alexander Isak thotë se kërkon vetëm fitore në përballjen ndaj Kosovës të hënën.

Suedia ka vetëm një pikë pas tre ndeshjeve në kualifikueset e Kupës së Botës, kurse të hënën do të luajë me “Dardanët” në Gotenburg.

Isak ka thyer heshtjen pas rezultateve negative te Suedia, ku deklaroi se i besojnë plotësisht trajnerit të shumë-kritikuar, ndërsa me Kosovën duan vetëm fitore.

“A është përzgjedhësi i duhur? Pa asnjë dyshim. Mendoj se kemi marrë një goditje fytyrës, por nuk jemi nokautuar”.

“Nëse fitojmë ndaj Kosovës e marrim vendin e dytë brenda pak ditëve. Askush nuk përfiton nëse jemi të ndarë. Shanset më të mira i kemi nëse qëndrojmë të bashkuar”.

Isak gjithashtu shtoi se Suedisë i nevojitet fitorja për të parë “pak dritë”.

“Ka shumë detaje. Kur analizojmë ndeshjet dhe shohim çka shkoi keq, ka shumë detaje tjera që flasim”.

“Mendoj se hapi ynë i radhës është të fitojmë për të marrë besim si skuadër dhe të shohim pak dritë”.

Përndryshe, optimist për ndeshjen me Kosovën ishte edhe përzgjedhësi Tomasson, i cili deklaroi: “Jam i sigurt se do të fitojmë në Gotenburg”.

Kujtojmë, përballja mes Suedisë e Kosovës do të nis me fillim nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot