Prej kohësh, Juventus është vënë në ndjekje të Sandro Tonali-t. Bardhezinjtë do të tentojnë rikthimin e mesfushorit italian në Serie A dhe për ta bërë realitet këtë gjë, kanë një plan special.
Duke qenë se Tonali është një lojtar shumë i rëndësishëm për Newcastle, Juventus po përgatit një propozim vërtet joshësh: 50 milionë euro plus Teun Koopmeiners.
Mesfushori holandez i transferuar në vitin 2024 nga Atalanta për 60 milionë euro, nuk e ka justifikuar aspak deri tani shumën e madhe të shpenzuar për të.
Transferimi në Angli mund të ishte një lëvizje e mirë për 27-vjeçarin, pasi te Juventus e ka shumë të vështirë të jetë titullar