Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

- Bota Sot

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

Zyra Federale e Kartelit në Gjermani ka nisur një hetim ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike “Temu”.

Institucioni kërkon të shqyrtojë kushtet që platforma vendos për tregtarët dhe mënyrën si trajton furnizuesit nga të cilët varet për shitjet e produkteve.

“Çdo muaj, mbi 100 milionë përdorues nga tregjet evropiane vizitojnë temu.com,” tha kreu i autoritetit gjerman të konkurrencës.

“Prej gati një viti, platforma e tregtisë është e hapur edhe për furnizuesit gjermanë. Ne po hetojmë mbi dyshimet se Temu mund të ketë vendosur kushte të papranueshme çmimesh për tregtarët në tregun tonë. Këto veprime mund të përbëjnë një kërcënim serioz për konkurrencën dhe në fund të çojnë në rritje çmimesh edhe në kanale të tjera shitjeje,” shtoi ai.

Hetimi është fokusuar zyrtarisht ndaj kompanisë mëmë të Temu në nivel BE-je, Whaleco Technology Limited, me seli në Dublin. Irlanda është një shtet i njohur për politikat tatimore të favorshme ndaj korporatave.

Temu ka rreth 19.3 milionë përdorues aktivë në Gjermani, që përbëjnë më shumë se një të katërtën e popullsisë adulte të vendit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot