Vendos rekord për Holandën

- Bota Sot

Vendos rekord për Holandën

Memfis Depaj është bërë tashmë zyrtarisht lojtari më vendimtar para portës në historinë e Holandës.

Sot, ai jo vetëm ka përmirësuar rekordin që kishte vendosur sa u përket golave të shënuar me fanellën e “tulipanëve”, por edhe ka vendosu rekordin e ri të asisteve.

Sulmuesi i cili aktualisht luan në Brazil me ekipin e Korinthians, ishte protagonist në fitoren 4:0 ndaj Finlandës. Ai dha asistet për dy golat e parë dhe pastaj shënoi edhe vetë të tretin nëpërmjet një penalltie.

Kësisoj, ai çoi në 54 numrin e golave të shënuar me fanellën e Holandës, duke përmirësuar shifrat e mëparshme, e njëkohësisht vendosi rekordin e ri për asistent në këtë përfaqësuese, me 35 të tillë, si askush tjetër në histori.



Lexoni të gjitha në Bota Sot