Më mirë mos t’i japim shumë informacione Kosovës, ja kush e thotë

- Bota Sot

Më mirë mos t’i japim shumë informacione Kosovës, ja kush e thotë

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën, e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Tomasson pyetet rreth formacionit për ndeshjen e nesërme ndaj “Dardanëve”.

Ai nuk jep shumë info, duke thënë se mos t’i bëjmë mirë Kosovës.

“Do shohim nesër.

Do të ketë befasi.

Nuk duhet t’i japim shumë informacione Kosovës.

Isak dhe Gyokeres do të startojnë.

Të gjithë të tjerët janë në dispozicion për përzgjedhje”, u shpreh Tomasson

“Lindelof ishte në stol ndaj Zvicrës, është kapiten i rregullt te ne, por nuk jam i sigurt nëse do të startoj ndaj Kosovës”, vazhdoi tutje trajneri i Suedisë

Kujtojmë që Kombëtarja e Suedisë dhe ajo e Kosovës nesër e zhvillojnë ndeshjen nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot