Ademi motivon lojtarët para ndeshjes me Suedinë

- Bota Sot

Ademi motivon lojtarët para ndeshjes me Suedinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dërguar një mesazh motivues përpara ndeshjes që Kosova e zhvillon sonte ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ademi ka theksuar se përkushtimi dhe besimi i lojtarëve në emblemën e Kosovës janë forca që e kthejnë çdo sfidë në mundësi.

“Kur përkushtimi i çdo lojtari bashkohet me besimin e palëkundur në emblemën tonë, çdo sfidë kthehet në mundësi. Krenar për djemtë tanë, për energjinë, karakterin dhe përkushtimin që e tregojnë në çdo ndeshje. Kosova po rritet dhe po ecën përpara me zemër e besim, me synimin e arritjes historike”, ka shkruar Ademi.

Kreu i FFK-së shtoi se përballë është një rival i fortë, por beson se shpirtit luftarak të “Dardanëve” do të bëjë diferencën në fushë.

“Sot kemi përballë një rival shumë të fortë, por uroj që shpirti luftarak i djemve tanë të jetë përcaktues. Bashkë për Kosovën!”, përfundon mesazhi i tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot