Të paktën 100 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Sllovaki

- Bota Sot

Të paktën 100 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Sllovaki

Rreth 100 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Sllovaki, deklaroi ministri i Brendshëm Matush Shutaj Eshtok.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima. Megjithatë, punonjësit e shpëtimit thanë se të paktën dy persona ishin në gjendje kritike.

Ministri i Shëndetësisë Kamil Shashko njoftoi se do të vizitonte personalisht vendin e aksidentit.

Përplasja midis dy trenave të pasagjerëve ndodhi pranë fshatit Jablonov Turnou në Sllovakinë juglindore, afër kufirit hungarez, raporton ATSH, përcjell KosovaPress.

Informacionet paraprake të lëshuara nga Ministria e Brendshme sugjerojnë se një machinist nuk respektoi rregullat e qarkullimit.  



Lexoni të gjitha në Bota Sot