Presidenti Emmanuel Macron ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë për nxitjen e trazirave dhe destabilizimin e qeverisë së tij, ndërsa Franca përballet me një nga krizave më të thella politike në vitet e fundit.
“Forcat politike në parlament që hodhën poshtë [ish-kryeministrin] François Bayrou dhe forcat politike që u përpoqën të destabilizonin Sebastien Lecornu janë të vetmet përgjegjëse për këtë ndjenjë çrregullimi [në Francë]”, tha Macron për gazetarët në Egjipt, ku po merr pjesë sot në samitin për paqen në Gaza, sipas The Guardian.
“Në këtë moment, Franca po vëzhgohet dhe mesazhi që duhet të përcjellë është ai i stabilitetit dhe fuqisë. Prandaj, është detyrë e secilit të punojë drejt stabilitetit. Jo të luajë me pasigurinë. Nuk po bëj asnjë bast, dua që vendi të ecë përpara”, tha Macron