Lajm i mirë për portierin e Kosovës që po shkëlqen në Itali, klubi kërkon “skonto” që t’i blejë kartonin

- Bota Sot

Lajm i mirë për portierin e Kosovës që po shkëlqen në Itali, klubi kërkon “skonto” që t’i blejë kartonin

Arijanet Muriç i kanë mjaftuar pak ndeshje me fanellën e Sasuolos për t’i bindur të gjithë.

Futbollisti i huazuar nga Ipsuiç gjatë merkatos se verës, po bëhet gati të bëjë kalimin përfundimtar tashmë në radhët e klubit italian.

Sipas “Tuttosport”, klubi i Serisë A është gati të bëjë një investim të rëndësishëm për të siguruar përfundimisht kartonin e portierit 26-vjeçar. Këtë ide ua kanë transmetuar edhe përfaqësuesve të lojtarit, në mënyrë që të nisin sa më parë negociatat me klubin anglez.

Gjithsesi, pjesë e bisedimeve do të jetë që të ulet edhe vlera e klauzolës së caktuar në momentin kur u huazua fillimisht Muriç nga radhët e Ipsuiç. Sasuolo kërkon që të ulet vlera e 10 milion eurove, që ishte vendosur nga anglezët në marrëveshjen mes palëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot