Juventusi me postim të veçantë për Zhegrovën

- Bota Sot

Juventusi me postim të veçantë për Zhegrovën

Klubi më i madh italian, Juventusi nuk e ‘harron’ sërish Edon Zhegrovën.

“Zonja e Vjetër” ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh yllin e kombëtares dardane, Edon Zhegrovën – qëkur ky i fundit iu bashkua në ditën e fundit të merkatos nga Lille.

Faqja zyrtare e Juventusit i ka uruar suksese Edon Zhegrovës dhe Kosovës për ndeshjen e sontme ndaj Suedisë, që “Dardanët” e zhvillojnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

“I urojmë suksese Edon Zhegrovës dhe bashkëlojtarëve të tij te Kosova në ndeshjen ndaj Suedisë, që luhet për kualifikimet e Botërorit”, shkruan faqja zyrtare e Juventusit.

Kjo nuk është hera e parë që Juventusi bën një postim të tillë, pasi një e kishte bërë para tri ditësh, kur madje shkruante shqip në “Facebook”.

Juventusi e uronte në shqip Edonin, duke shkruar: “Fat të mbarë, Edon”.

Kosova sonte do të jetë mysafire e Suedisë në Goteburg, me takimin që nis nga ora 20:45.

“Dardanët” kanë katër pikë nga tri përballje, teksa Suedia e ka vetëm një.

Zvicra është e para në Grupin B me nëntë pikë, ndërsa Sllovenia e treta me dy pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot