A do ta ndalin Dardanët dyshen e zjarrtë Isak–Gyökeres sonte?

- Bota Sot

A do ta ndalin Dardanët dyshen e zjarrtë Isak–Gyökeres sonte?

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në fushë për ndeshjen e dytë të tetorit, ku do të përballet me Suedinë në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut, me fillim nga ora 20:45. Kjo përballje pritet të jetë një test i vërtetë për mbrojtjen dardane, që do të sfidohet nga një nga dyshet më të forta sulmuese në Evropë – Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres.

Pas barazimit të vlefshëm ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët udhëtojnë drejt Skandinavisë me moral të lartë dhe besim për të ruajtur ritmin pozitiv në Grupin B të kualifikimeve për Botërorin 2026. Skuadra e Franco Foda-s synon të tregojë karakter dhe organizim përballë një kundërshtari që kërkon me ngulm fitoren e parë.

Në anën tjetër, Suedia ndodhet në një situatë të vështirë, me vetëm një pikë të fituar në tri ndeshjet e para, ndërsa pritet të sulmojë fuqishëm që nga minuta e parë me dyshen Isak–Gyökeres, e cila përbën rrezikun më të madh për portën e Arijanet Muriqit.

Kosova, që në tri ndeshjet e para ka një fitore, një barazim dhe një humbje, do të përpiqet ta mbajë nën kontroll ofensivën suedeze, duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe kreativitetin e Muslijës e Asllanit në kundërsulme.

Formacionet zyrtare:

Suedia: Johanson, Lagerbielke, Hien, Lindelof, Bernhard, Bergvall, Ayari, Svensson, Gudmunsen, Gyökeres, Isak

Kosova: Muriq, Gallapeni, Hajrizi, Hajdari, Krasniqi, Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Muslija, Muriqi, Asllani



Lexoni të gjitha në Bota Sot