Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Jordanisë

- Bota Sot

Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Jordanisë

Kombëtarja shqiptare ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Jordanisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 19:00.

Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik kanë udhëhequr një seancë të plotë stërvitore, ku të gjithë lojtarët janë dukshëm të përqendruar dhe të gatshëm për sfidën.

Atmosfera brenda grupit është pozitive dhe motivuese, ndërsa kuqezinjtë tregojnë një përkushtim maksimal për të dhënë më të mirën në fushë. Pas kësaj ndeshjeje miqësore, vëmendja kryesore e skuadrës është te sfidat vendimtare të nëntorit, që do të përcaktojnë fatin e Grupit K në kualifikimet për Botërorin 2026.

Më 16 nëntor, Shqipëria do të përballet me Andorrën, një sfidë që mund të shërbejë si mundësi për të siguruar matematikisht vendin e dytë në grup. Ky takim konsiderohet kyç për kuqezinjtë, pasi një fitore do t’i afrohej më shumë kualifikimit direkt në fazën tjetër.

Disa ditë më vonë, më 19 nëntor, kombëtarja do të përballet me Anglinë, një ndeshje e vështirë ndaj liderit të Grupit K. Pavarësisht sfidave të forta, trajneri Sylvinho është i bindur se skuadra mund të japë një performancë të fortë dhe të sigurojë rezultatet e nevojshme për të siguruar vendin e dytë..



Lexoni të gjitha në Bota Sot