Media e Bosnjës: Rajoni mund të shikojë dhe admirojë atë që ka bërë Kosova sonte!

- Bota Sot

Media e Bosnjës: Rajoni mund të shikojë dhe admirojë atë që ka bërë Kosova sonte!

Dhe ndërsa shumë ekipe të futbollit në rajon janë në një lloj krize, me përjashtim të Kroacisë, kombëtarja më e re po bën mrekulli.

Kosova është në prag të një ndeshjeje “play-off-it”, por ende është në lojë për një vend të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës, është shkrimi i mediumit boshnjak “Sportsport”.

“Një humbje e rëndë në fillim kundër Zvicrës nuk i mërziti Kosovën, të cilët fillimisht mundën Suedinë në shtëpi, pastaj barazuan me Slloveninë në shtëpi, dhe tani shkaktuan një sensacion në udhëtim kundër Suedisë, të cilën e mposhtën 1:0.

Me këtë fitore, Kosova ka përforcuar vendin e dytë me shtatë pikë, katër më shumë se Sllovenia dhe tre më pak se Zvicra kryesuese, me dy raunde të mbetur”, shkruan mes të tjera media boshnjake.



Lexoni të gjitha në Bota Sot