Zvicra lëshoi mundësinë për fitoren e katërt rresht, duke luajtur baras (0:0) me Slloveninë, në ndeshjen e Grupit B të kualifikueseve në Kampionatin Botëror në futboll
“Tani vetëm Kosova mund të na ndalë!
Sfiduesja më e afërt, Kosova, e ngushtoi diferencën me një fitore në Suedi.
Kosova është pas tyre, pasi është afruar tre pikë nga kryesuesi falë fitores së tyre 1:0 në Suedi”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
Kapiteni Granit Xhaka u paraqit titullar e Adrian Bajrami nga minuta e 77-të.
Në Grupin B Zvicra kryeson me 10 pikë, duke lënë prapa Kosovën me 7, Slloveninë me 3 dhe Suedinë me 1 pikë.