Triumfi historik ndaj Suedisë, selektori Foda: Ja si ia dolëm

- Bota Sot

Triumfi historik ndaj Suedisë, selektori Foda: Ja si ia dolëm

Selektori i Kosovës Franko Foda është shprehur tepër i lumtur me paraqitjen e “Dardanëve”, pas fitores 0-1.

Fisnik Asllani i siguroi Kosovës pikët e plota në Goteborg, falë të cilës Kosova i afrohen kualifikimit për në play-off. Pas ndeshjes, në konferencë për shtyp, Foda deklaroi se Kosova nuk luajti mirë në fillimin e pjesës së dytë, por është krenar me lojtarët.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por fatmirësisht fituam. E tëra ndodhi farë planit që të mbrohemi më mirë dhe të dalim me kundërsulme, mendoj se në fundin e pjesës së parë ishte dashur të shënonim për 2-0, ku ndoshta pastaj do të ishim më të qetë”.

“Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë si në pjesën e parë. Në 15 minutat e parë funksionuam mirë, por pastaj Suedia na bëri presion shumë të lartë, përreth 30 minuta ishim në atë situatë ku vetëm fati na shpëtoi.

Jam krenar për këtë skuadër, me këta futbollistë dhe luftën që bënë për t’i marrë tre pikë”.

I pyetur nëse ky ekip i Kosovës është gati ta bëjë hapin e radhës dhe të kualifikohet, tekniku gjerman shtoi se në “Kosovë ka shumë eufori”.

“E di që emocionet në Kosovë janë shumë të larta. Pas Zvicrës të gjithë ishin të mërzitur dhe zemëruar ndoshta, ndërsa tani gjithçka në kahun tjetër pasi kemi shtatë pikë dhe euforia është e madhe.

Muajt e fundit kemi bërë ndryshime, por pas punës së FFK-së shumë lojtarë kanë ardh dhe nuk po vërejmë mungesa si të Rrahmanit, Demakut, Edoni që gjithashtu s’është rikthyer plotësisht dhe kjo na ka ndihmuar në krijimin e ekipit për të ardhmen”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot