Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili realizoi për 0:1 për Kosovën, pas triumfit ndaj Suedisë tha se kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për karrierën e tij.
Asllani tha se goli që shënoi është për nder të gjithë shqiptarëve.
“Sot është një ditë shumë, shumë e madhe në karrierën tem, besoj edhe në histori të Kosovës.
Jam shumë i lumtur që kemi mujtë me fitu ketë lojë sot dhe të vështirë në Suedi, ekipi këtu e ka dhënë maksimalen. Jam i lumtur që kam mujtë me kontribu me gol”.
“Shansin ma ka dhënë trajneri, e kam shfrytëzu, e kam dhënë gollen. Na jemi shqiptar krejt, qekjo gol u kanë për krejt shqiptarët”, përfundoi Asllani.