Agim Ademi: Çfarë fitore, çfarë emocioni, çfarë krenarie...

- Bota Sot

Agim Ademi: Çfarë fitore, çfarë emocioni, çfarë krenarie...

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar fitoren e kombëtares së Kosovës, me rezultat 1:0 ndaj Suedisë, në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

“Urime fitorja e madhe Kosovë!

Çfarë fitore, çfarë emocioni, çfarë krenarie.... 

E mposhtim sërish Suedinë 🇸🇪 dhe e blindojmë pozitën e dytë në grup. 

Këta djelmosha thjesht të lënë pa fjalë dhe na japin krenari të pashterrshme me talentin dhe shpirtin e tyre luftarak.

Fitorja e një muaji më parë në “Fadil Vokrri”, sonte, në Göteborg u dëshmua se nuk ishte e rastësishme, por konfirmim i rritjes së madhe të Kombëtares sonë dardane. 

Goli i Fisnik Asllanit në stadiumin “Ullevi” na dha emocione të papërshkrueshme, ndërsa angazhimi deri në atomin e fundit i secilit futbollist për ta mbrojtur epërsinë ishte i pashoq. 

Urime Kosova ime 🇽🇰 për këtë fitore të madhe!

Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës 2026. 

Falënderim nga zemra për secilin futbollist, përzgjedhësin Franco Foda dhe stafin e tij për punën e shkëlqyer, si dhe për çdo pjesëtar të stafit të Kombëtares për përkushtimin e treguar në vazhdimësi.

Mirënjohje të veçantë për tifo-grupin “Dardanët” dhe bashkatdhetarët tanë nga Suedia, Evropa dhe mbarë bota që ishin sonte në numër të madh përkrah ekipit tonë. 

Sonte le të festojë çdo shqiptar 🇦🇱 kudo që jeton e vepron!”, ka shkruar Ademi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot