Begaj, uron Kosovën pas fitores ndaj Suedisë: Djemtë tanë na bëjnë krenarë

- Bota Sot

Begaj, uron Kosovën pas fitores ndaj Suedisë: Djemtë tanë na bëjnë krenarë

Gëzimit të madh pas fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë iu bashkua edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj uroi ekipin dardan, duke theksuar se lojtarët e Kosovës i bënë të gjithë krenarë.

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, ka shkruar presidenti shqiptar.

Kosova mbrëmë triumfoi ndaj Suedisë me rezultat 1:0, falë golit të shënuar nga Fisnik Asllani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot