Ndryshime të shumta në rreshtim dhe debutime, si pritet t’i rreshtojë Silvinjo kuqezinjtë në “Air Albania”

- Bota Sot

Ndryshime të shumta në rreshtim dhe debutime, si pritet t’i rreshtojë Silvinjo kuqezinjtë në “Air Albania”

Shqipëria luan sot në mbrëmje kundër Jordanisë në një ndehsje miqësore.

Kuqezinjtë vijnë të motivuar pas fitores në Serbi, teksa trajnerit Silvinjo mund t’i shërbejë për të parë edhe futbollistët të cilët nuk kanë pasur shumë hapësirë në Leskovc.

Sa i përket rreshtimit, trajneri ka provuar skema të ndryshme në stërvitjet e fundit, teksa pritet që të bëjë ndryshime të shumta në emra. Duke nisur që nga porta, titullar me shumë gjasa do të jenë Dajsinani, ashtu si në miqësoren ndaj Gjibraltarit, i cili do të ketë në mbrojtje Balliun nga e djathta, Caken dhe Gjimshitin në qendër dhe Mitajn nga e majta.

Në mesfushë, hapësirë do të ketë për Ramadanin, i shoqëruar nga Berisha dhe Asllani, ndërkohë që në sulm pritet që të jetë Hoxha në të majtë, Asani në të djathë dhe Daku në majë të sulmit. Megjithatë, duke qenë një miqësore, Silvinjo mund të bëjë edhe të tjera ndryshime, teksa përfundimisht mund ta ndajë formacionin ditën e sotme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot