Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me emocion pas fitores historike të Kosovës në udhëtim ndaj Suedisë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka vlerësuar maksimalisht paraqitjen e futbollistëve dardanë, duke e cilësuar këtë sukses si një dëshmi të rritjes së madhe të Kombëtares së Kosovës.
“Çfarë fitore, çfarë emocioni, çfarë krenarie… E mposhtim sërish Suedinë dhe e blindojmë pozitën e dytë në grup. Këta djelmosha thjesht të lënë pa fjalë dhe na japin krenari të pashterrshme me talentin dhe shpirtin e tyre luftarak,” shkroi Ademi.
Ai kujtoi edhe fitoren e muajit të kaluar në “Fadil Vokrri”, duke theksuar se suksesi i sotëm në Göteborg është konfirmim i forcës dhe pjekurisë së skuadrës:
“Fitorja e një muaji më parë në ‘Fadil Vokrri’, sonte, në Göteborg u dëshmua se nuk ishte e rastësishme, por konfirmim i rritjes së madhe të Kombëtares sonë dardane.”
Presidenti i FFK-së vlerësoi golin vendimtar të Fisnik Asllanit dhe përkushtimin e secilit futbollist në mbrojtje të epërsisë:
“Goli i Fisnik Asllanit në stadiumin ‘Ullevi’ na dha emocione të papërshkrueshme, ndërsa angazhimi deri në atomin e fundit i secilit futbollist për ta mbrojtur epërsinë ishte i pashoq.”
Në fund, Ademi shprehu falënderime të veçanta për trajnerin Franco Foda, stafin teknik dhe tifo-grupin “Dardanët”, që mbështetën ekipin në numër të madh në Suedi: