Rade Bogdanoviç vijon të sulmojë trajnerin Dragan Stojkoviç, i cili dha dorëheqje nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë. Për ish-futbollistin u tha para ndeshjes se bën tifo për Shqipërinë, pikërisht që Stojkoviç të largohej.
Bogdanoviç është rikthyer sërish me komentet e tij të ashpra. Këtë herë e konsideron Stojkoviçin një person që gjithmonë është arratisur.
“Personalisht, mendoj se ai kishte mundësinë. Të thoshte se do të largohet në dhjetor. Çfarëdo që të ndodhte, unë nuk do ta sulmoja më pas. Nuk ka mundësi. Ai është arratisur gjithë jetën e tij. A iku nga përfaqëuesja në vitin 2004, kur Dejo ishte trajner? A shkoi te Zvezda? A iku nga Zvezda, nga klubi i futbollit?
E takova në Dorjan. Ai erdhi atje për të aplikuar për një licencë. Tani them se ai duhet të ishte larguar deri në fund. Mendoj se ai duhet të ishte larguar pavarësisht brohoritjeve që thonin se do të largohet në dhjetor”, përfundoi ish-futbollisti.