Van Basten kritikon ashpër Frenkie de Jong

- Bota Sot

Van Basten kritikon ashpër Frenkie de Jong

Frenkie de Jong do të jetë padyshim një nga emrat e spikatur të javës.

Të mërkurën do të firmosë rinovimin e kontratës me Barcelonën, bashkë me presidentin Joan Laporta, duke e zgjeruar marrëveshjen deri më 30 qershor 2029.

Pagesat e sezonit aktual do të mbeten siç janë, ndërsa paga e re do të fillojë nga 1 korriku 2026.

Klauzola e largimit do të rritet në 500 milionë euro, nga 400 aktuale.

Pra, De Jong do të qëndrojë te Barça deri 32 vjeç. Mesfushori holandez është titullar i padiskutueshëm për Hansi Flick, në duet me Pedri, dhe element kyç te Holanda e Ronald Koeman.

Megjithatë, Marco van Basten e kritikoi performancën e tij, duke e quajtur lojën e mesfushorit “si e një postieri” për ngadalësinë dhe qasjen konservatore gjatë fitores 4-0 kundër Finlandës.

Van Basten theksoi se Frenkie duhet ta përshpejtojë lojën dhe merr Pedrin si shembull për dinamizmin dhe guximin në sulm. Prezantuesit Wim Kieft dhe Ruud Gullit shtuan se ndryshimi i stilit mes Holandës dhe Barcelonës është i dukshëm. “Te Barça, De Jong është më produktiv, por me kombëtaren gjithçka duket më e ngadaltë”, – theksoi Gullit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot