Shqiptari tregon një detaj në teshatore me sheqer në Serbi, media kroate i jep jehonë

- Bota Sot

Shqiptari tregon një detaj në teshatore me sheqer në Serbi, media kroate i jep jehonë

Futbollisti shqiptar, Rey Manaj, u bë hero në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku Shqipëria mundi Serbinë në Leskovc dhe pothuajse e siguroi vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë.

Momenti kyç i ndeshjes ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë kur Manaj shënoi me një volej fantastik për të kaluar në epërsi, i cili në fund rezultoi vendimtar për një fitore të rëndësishme në një ndeshje të vështirë jashtë fushe, shkruan media kroate “Index”. 

“Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, anëtarët e ekipit kombëtar shqiptar festuan suksesin e tyre - festimi kulmoi në teshatore, ku emocionet i pushtuan lojtarët. Siç zbuloi Manaj për televizionin A2:

" Kemi qarë, kemi festuar në teshatore, nuk mbaj mend më asgjë.

Po na binte të fikët në dhomën e zhveshjes, mirë që pimë pak ujë me sheqer se do të kishim rënë aty.

Besoj se ka Zot, unë nuk i shoh komentet pas asaj humbje penalltie, më erdhi keq për familjen që i lexon dhe vuan, por tani po kalojnë ditët më të bukura në botë".



Lexoni të gjitha në Bota Sot