Gjigantët turq të Gallatasarajit po përgatisin një lëvizje të bujshme, për të transferuar anësorin e Liverpulit, Mohamed Salah.
Një marrëveshje e mundshme pritet të ndodhë që në merkaton e janarit.
Saktësisht mediat në Turqi raportojnë se sulmuesi egjiptian është i hapur ndaj një kalimi në Superligën turke, pasi është impresionuar nga atmosfera elektrizuese e tifozëve të Gallatasarjit gjatë ndeshjes së fundit që Liverpul zhvilloi në stadiumin “Ali Sami Yen”.
Gjithnjë sipas turkes ‘Nefes’, që ka raportuar me burime pranë klubit kampion të vendit, bëhet e ditur se një marrëveshje mund të finalizohet gjatë periudhës së transferimeve të dimrit.
Megjithatë, nëse negociatat nuk përmbyllen në kohë, transferimi mund të shtyhet për më vonë. Pra, për t’u finalizuar me shumë mundësi në fund të këtij sezoni, kur do të mbeteshin edhe 12 muaj ende në kontratën që lidh Liverpulin me lojtarin që vetëm pak ditë më parë kualifikoi Egjiptin në Botëror.
Salah, 33-vjeç, është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e Liverpulit, me mbi 180 gola në Premier Ligë dhe një sër trofesh të fituar, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe kampionatin anglez. Kontrata e tij me kampionët e Anglisë është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa vlera e tij aktuale në treg është rreth 50 milionë euro.
Një kalim i mundshëm në Turqi do të përbënte një nga transferimet më të mëdha në historinë e Superligën turke dhe do të sillte një ndikim të jashtëzakonshëm mediatik dhe sportiv për Gallatasarajin.
Mund të thuhet tashmë se Salah është pjesë e Liverpulit që nga viti 2017, kur iu bashkua nga Roma për 42 milionë euro, ndërsa këtë sezon në 10 ndeshje ka shënuar vetëm tre gola dhe ka po aq assiste. Mbetet te shihet nese tashme ka ardhur vertet momenti qe t’i japë lamtumirën edhe kampionatit anglez dhe konkretisht, Liverpuli, ku ka qenë vertet i suksesshëm gjatë aktivizimit aty.