Të gjithë “sy e veshë” nga “Air Albania"

- Bota Sot

Të gjithë “sy e veshë” nga “Air Albania"

Kombëtarja shqiptare ditën e sotme do të luajë ndeshjen e radhës. Pas triumfit historik me Serbinë, “djemtë” kuqezi do të zbresin në fushën e “Air Albania”.

Kundërshtari i tyre do të jetë Jordania, me ekipet që mes tyre do të luajnë një ndeshje miqësore.

Sylvinho mbrëmjen e sotme pritet të aktivizojë lojtarët që kanë marrë më pak minuta ndaj Serbisë, për t’iu dhënë mundësinë edhe futbollistëve të stolit për të treguar veten.

Në historinë e dy ekipeve, vetëm 1 herë janë sfiduar mes tyre, takim miqësor dhe që ka përfunduar në barazim.

Kjo përballje do të startojë në orën 19:00 dhe pritet të jetë një moment feste nga futbollistët dhe tifozët, teksa për herë të dytë ekipet do të sfidojnë njëra -tjetrën.  



Lexoni të gjitha në Bota Sot