Zambia ishte një zhgënjim i vërtetë në kualifikueset e Botërorit 2026.
Ekipi përfaqësues e mbylli në vendin e katërt duke grumbulluar vetëm 9 pikë nga 8 ndeshje.
Për këtë, Qeveria ka vendosur që të ndërpresë fondet, ndërsa pret ndryshime në strukturat drejtuese të federatës.
Tifozët ndërkohë janë të vendosur dhe kërkojnë shkarkimin e trajnerit.
Avram Grant ka drejtimin e skuadrës, që po zhgënjen.
Tifozët kanë ofruar të paguajnë edhe klauzolën e lirimit përmes “Gofund”. Vendim që vjen për shkak të kushteve të vështira financiare të federatës, pasi Qeveria ndërpreu fondet.