Laçi e Korabi sigurojnë kualifikimin

- Bota Sot

Laçi e Korabi sigurojnë kualifikimin

Janë mbyllur 2 ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Fitore të rëndësishme janë marrë nga 2 skuadrat e Kategorisë së Parë, të cilat janë kualifikuar në fazën tjetër.

Laçi arriti të triumfonte ndaj Këlcyrët.

Kurbinasit fituan në shtëpi 3-0.

Golat vendimtarë u shënuan nga Kalaj, Myrta dhe Muhammad.

Ndërkohë fitore të thellë mori edhe Korabi ndaj Koplikut. Skuadra e Kategorisë së Parë triumfoi 4-1 ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot