Në stadiumin e Tokios Japonia e ka mundur (3:2) Brazilin në një ndeshje miqësore ku janë shënuar plot pesë gola.
Ekipi mik mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave.
Për formacionin e Carlo Ancelotti-t autorët e dy golave ishin Paulo Henrique dhe Gabriel Martinelli.
Në fraksionin e dytë nisi edhe përmbysja e madhe falë golit të shënuar në të 52’ nga Takumi Minamino.
Nëntë minuta më vonë Nakamura shënoi golin e barazimit, por skuadra aziatike nuk u mjaftua me aq duke gjetur edhe të tretin me UEDA (71’).
Ky triumf i Japonisë ishte hisotrik pasi në 14 precedentët që kishte me pesë herë kampionët e botës nuk kishte mundur që të merrte asnjë fitore.