Sot në Shikaj të Kukësit është përuruar kulla "Autochtonous", në përkujtim 11 - vjetorit të ngritjes së dronit mbi stadiumin e Beogradit nga djali i këtij fshati, Ismail Morina - Ballisti, në ndeshen Serbi - Shqipëri, dhe pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë, pak ditë më parë.
"Kjo kullë përmendore, do jetë një vend ku shqiptarët nga mbarë trojet tona duhet të nderojnë Kombin dhe flamurin", tha Morina përpara shumë të pranishmëve nga mbarë trojet shqiptare.
Si sot kujtohet skandali i Beogradit më 14 tetor të vitit 2014.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 41-të pasi që futbollistët shqiptarë u sulmuan në fushë nga bandat serbe.
Shqiptarët e fituan ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Serbisë.
Shqiptarët për herë të parë u kualifikua në Euro 2016.