I gjithë sulmi i bërë nga e para, Silvinjo eksperimenton!

- Bota Sot

I gjithë sulmi i bërë nga e para, Silvinjo eksperimenton!

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore ndaj Jordanisë, si pjesë e përgatitjeve të saj në rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.

Pas fitores me Serbinë, trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen në Leskovac, duke u dhënë mundësinë të tregojnë veten edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak në ndeshjet e fundit.

Ndryshimet e Silvinjos nisin nga porta ku luan Dajsinani, për të vazhduar me mbrojtjen ku është ndryshuar gjysma e futbollistëve pasi Balliu dhe Mihaj do të përbëjnë krahun e djathtë të prapavijës.

Në mesfushë, Asllani dhe Shehu ruajnë vendin, ndërsa Bajrami vendoset në vend të Laccit.

Kurse sulmuesi është ribërë nga e para me treshen Hoxha-Asani-Daku që luan në vend të asaj Uzuni-Broja-Manaj që zbriti në fushë nga minuta e parë kundër Serbisë.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.
Trajner: Silvinjo

JORDANIA: Në pritje
Trajner: Xhamal Sellami.



Lexoni të gjitha në Bota Sot