Ndryshime të shumta nga Sylvinho

- Bota Sot

Ndryshime të shumta nga Sylvinho

Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret sot (19:00) në fushë për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, e cila vjen si pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2026.

Pas fitores ndaj Serbisë në Leskovac, trajneri Sylvinho ka vendosur të eksperimentojë gjerësisht, duke u dhënë mundësinë lojtarëve që kanë pasur më pak minuta të tregojnë vlerat e tyre.

Braziliani i pankinës kuqezi ka bërë ndryshime në çdo repart, nga porta deri në sulm, me qëllimin për të testuar alternativa të reja dhe për të rritur konkurrencën brenda skuadrës.

Në portë do të startojë Dajsinani, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj, një përzierje mes eksperiencës dhe lojtarëve që kërkojnë më shumë hapësira në formacionin bazë.

Në mesfushë, Kristjan Asllani do të ketë rolin e dirigjentit, me mbështetjen e Shehut dhe Bajramit, të cilët do të përpiqen të ruajnë balancën mes fazës mbrojtëse dhe asaj krijuese.

Ndërkohë, në sulm, Sylvinho ka zgjedhur një treshe të re me Asanin, Hoxhën dhe Dakun, që pritet të sjellin freski dhe agresivitet në fazën ofensive.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për përballjen me Jordaninë është:

Dajsinani – Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj – Asllani, Shehu, Bajrami – Asani, Hoxha, Daku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot