26-vjeçari kërkon largimin nga Real Madridi

- Bota Sot

26-vjeçari kërkon largimin nga Real Madridi

Andriy Lunin nuk duron dot më të jetë një rezervist i Thibaut Courtois dhe po mendon për largimin nga Real Madrid që në merkaton e janarit, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja.

26-vjeçari është i pakënaqur me situatën e tij në Madrid, ndaj largimi i tij duket i pashmangshëm. Lunin duhet të presë të paktën deri në vitin 2027, kohë kur i mbaron kontrata Courtois, që të provojë veten si portier i parë.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Corutois të rinovojë edhe për një vit tjetër.

Në këtë situatë, largimi nga Madridi duket alternativa më e mirë për Lunin. Për portierin ukrainas ka interes konkret nga Aston Villa dhe Galatasaray.

Lunin ka një kontratë afatëgjatë me Real Madridin deri në vitin 2030. Klubi madrilen e vlerëson Lunin 25-30 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot