Kosova U21 fiton thellë me rezultat 7:0

- Bota Sot

Kosova U21 fiton thellë me rezultat 7:0

Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar një fitore të thellë ndaj San Marinos U21, me rezultat 7-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027.

“Dardanët e rinj” kanë dominuar nga fillimi deri në fund.

Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë 3-0, me golat e Bujupit (12’), Frokajt (16’) dhe Berishës (20’).

As në pjesën e dytë Kosova nuk është ndalur. Berisha ka realizuar golin e dytë personal në minutën e pesëdhjetë e nëntë, duke e çuar rezultatin në 4-0, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Jashari e ka shtuar golin e pestë.

Në minutën e shtatëdhjetë e pestë, Selmonaj e ka rritur epërsinë në 6-0, ndërsa rezultatin përfundimtar 7-0 e ka vulosur Frokaj (83’) me golin e tij të dytë në ndeshje.

Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të Grupit A me 4 pikë, ndërsa Finlanda kryeson grupin me 7 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot