Çmenduri nga Arabia

- Bota Sot

Çmenduri nga Arabia

Historia mund të përsëritet për Barcelonën, por këtë herë në përmasa edhe më të mëdha.

Pas shitjes rekord të Neymar-it në vitin 2017 për 222 milionë euro, që mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, katalanasit mund të përballen me një tjetër ofertë marramendëse.

Sipas mediave ndërkombëtare, Al Hilal nga Arabia Saudite ka ofruar plot 400 milionë euro për kartonin e supertalentit Lamine Yamal, duke u përpjekur të tundojë Barcelonën me një shumë që do të thyente çdo rekord ekzistues në merkato.

Klubi saudit, i njohur për investimet e mëdha në yje të futbollit botëror, i ka përgatitur 17-vjeçarit një kontratë 7-vjeçare, që do ta kthente atë në një nga futbollistët më të paguar në botë.

Megjithatë, përgjigjja nga Camp Nou ka qenë e prerë. Burime pranë klubit kanë deklaruar se: “Lamine Yamal nuk është në shitje. Është pjesë e së ardhmes së Barcelonës.”

Pavarësisht refuzimit zyrtar, një ofertë e tillë ka tronditur ambientin katalanas.

Drejtuesit e Barcelonës e dinë se presioni ekonomik është i madh, por gjithashtu janë të vetëdijshëm se Yamal, tashmë një titullar në ekipin e parë dhe simbol i akademisë “La Masia”, përfaqëson të ardhmen e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot