Italia e Gattusos shënon fitore të madhe

- Bota Sot

Italia e Gattusos shënon fitore të madhe

Kombëtarja e Italisë me selektor Gattuson shënoi fitore të madhe, me rezultat 3:0 ndaj Izraelit.
Italia ndali tre pikë më së të nevojshme se kurrë në luftë për të siguruar kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror në futboll.

Ndeshja është zhvilluar në Udine.

Golat i realizuan Retegu (45+2 e 74) e Mancini (90+3)..

Norvegjia kryeson me 18 pikë e ka 3 më shumë se Italia në pozitën e dytë. 

Izraeli është në pozitën e tretë me 9 pikë në Grupin I.



Lexoni të gjitha në Bota Sot