Kombëtarja italiane po kalon një moment të artë nën drejtimin e Xhenaro Gattusos, teksa rezultatet dhe statistikat flasin vetë për formën e shkëlqyer të “Azzurrëve”.
Mateo Retegui ka hyrë në librin e rekordeve të Italisë, duke u bërë lojtari i parë që shënon nga dy ose më shumë gola në më shumë se një ndeshje gjatë një edicioni të kualifikueseve të Kupës së Botës.
Sulmuesi argjentinas me pasaportë italiane realizoi dy gola kundër Estonisë dhe Izraelit, duke barazuar një arritje që nuk shihej që nga koha e legjendave Filipo Inzaghi (tre dopieta) dhe Alesandro Del Piero (dy dopieta) në kualifikueset e Botërorit 2002.
Ndërkohë, në pankinë, Xhenaro Gattuso po tregon se nuk është vetëm “Ringhio” i mesfushës, por edhe një strateg fitues.
Ai është bërë trajneri i pestë në historinë e Italisë që arrin të fitojë katër ndeshjet e para në krye të kombëtares, duke u vendosur në një listë prestigjioze përkrah Azeglio Vicinit, Antonio Contes, Edmondo Fabrit dhe çiftit Schiavio-Piola.
Italia duket se ka gjetur një ekuilibër të ri mes pasionit dhe efikasitetit – një skuadër që di të sulmojë me forcën e Reteguit dhe të fitojë me shpirtin e Gattusos.