Katari mposht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe siguron kualifikimin

- Bota Sot

Katari mposht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe siguron kualifikimin

Katari mposht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe siguron kualifikimin!

Katari është kualifikuar në Kupën e Botës 2026 pas një fitoreje 2:1 në shtëpi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, në ndeshjen e Grupit A të kualifikueseve aziatike.

Shteti i Gjirit do të marrë pjesë për herë të dytë në historinë e tij në një Botëror, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, pas pjesëmarrjes si mikpritës në edicionin e vitit 2022.

Për Katarin shënuan Boualem Khoukhi (49’) dhe Pedro Miguel (74’), ndërsa për Emiratet golin e nderit e realizoi Sultan Adil në minutën e 90+8.



Lexoni të gjitha në Bota Sot