Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4:2 Jordaninë.
Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi.
Pas përfundimit të ndeshjes, Kristjan Asllani, tha: “Festuam pak pas Serbisë. Duhej pak festë, por jo shumë, sepse kishim ndeshje sot.
Raportet me Brojën?
Jemi shumë shok. Jam shumë i lumtur për të.
Jam shumë i gëzuar që unë dhashë asist dhe ai shënoi gol. Roli im në fushë?
E kam diskutuar me trajnerin kur erdhi te ne.
Unë luaj para mbrojtjes dhe më pëlqen shumë ai rol.
Dua të luaj më i avancuar, por mesfushori kur kalon 5-6 minuta pa prekur top shkon edhe ta kërkojë në mbrojtje.
Unë dua ta prek topin.
Po nuk pata kontakt me topin çmendem”".