Reali duhet të bëjë gati mbi 100 milionë euro për mesfushorin

- Bota Sot

Reali duhet të bëjë gati mbi 100 milionë euro për mesfushorin

Çabi Alonso ia ka bërë të ditur dëshirën e tij drejtuesve të Realit.

Tekniku kërkon në skuadër Enzo Fernandez.

24-vjeçari argjentinas shikohet si plotësuesi i duhur për mesfushën. Reali nuk do ta ketë aspak të lehtë konkretizimin e këtij transferimi, pasi Fernandez ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2032.

Do të duhen mbi 100 milionë euro për të bindur Çelsin, që të pranojë largimin e liderit të skuadrës.

Vetëm Çelsi në vitin 2023 e transferonte nga Benfika.

Ad 



Lexoni të gjitha në Bota Sot