Burnley me postim të veçantë për Brojën pas golit dhe asistit me Kombëtaren

- Bota Sot

Burnley me postim të veçantë për Brojën pas golit dhe asistit me Kombëtaren

Armando Broja shkëlqeu dje me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa u luajt miqësorja ndaj Jordanisë. Silvinjo e aktivizoi në qendër të sulmit dhe Broja ia shpërbleu besimin gjatë pjesës së dytë.

Në harkun e 15 minuta, Broja fillimisht shënoi dhe më pas asistoi për Nedim Bajramin.

Kështu edhe u vulos fitorja, ndërsa rezultatin përfundimtar ishte 4-2.

Burnley ka reaguar me një postim të veçantë, që ia dedikon vetëm Brojës.

“Një gol dhe asist për Armando Brojën në fitoren 4 me 2 të Shqipërisë kundër Jordanisë”, shkruan klubi i Premier Ligës.

Broja është në kërkim të golit në kampionatin anglez. Sfida e radhës për Burnleyn është në shtëpi ndaj Leeds United.



Lexoni të gjitha në Bota Sot