Është zyrtare: Anglia do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.
“Tre Luanët” siguruan vendin e tyre në turneun e vitit të ardhshëm duke mposhtur 5-0 Letoninë.
Kjo fitore bëri që Anglia të ruajë rekordin prej 100% në Grupin K dhe ta bëhet kombëtarja e parë nga Evropa që kualifikohet.
Tani, tifozët e “Tre Luanëve” mund të fillojnë zyrtarisht përgatitjet për garën e vitit të ardhshëm, e cila do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Anglia do të luajë dhe dy ndeshje të tjera në Grupin K, me Serbinë në shtëpi dhe me Shqipërinë në “Air Albania”.