Nëse bashkëpunimi mes Juventusit dhe trajnerit aktual Igor Tudor do të përfundojë në një të ardhme të afërt, drejtuesit bardhezi kanë tashmë në mendje pasuesin e mundshëm: Enzo Maresca.
Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, në kanalin e tij në YouTube, Juventus prej kohësh po e ndjek me interes trajnerin aktual të Chelseat në Premier League.
Klubi italian e vlerëson shumë stilin menaxherial dhe aftësitë taktike të Maresca-s, duke e konsideruar atë si një figurë të rëndësishme për projektin e së ardhmes.
Enzo Maresca nuk është i panjohur për tifozët bardhezi. Ai ka qenë pjesë e Juventusit si futbollist në periudhën 2000–2004, duke zhvilluar 37 ndeshje zyrtare dhe shënuar 4 gola me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.