Anceloti e merr me sportivitet humbjen e Brazilit me Japoninë

- Bota Sot

Anceloti e merr me sportivitet humbjen e Brazilit me Japoninë

Carlo Anveloti nuk ishte i ashpër me lojtarët e tij pas humbjes 3:2 ndaj japonezëve.

Këto ishin mendimet e tij. “Ne thamë se këto miqësore dhe ato të nëntorit janë sfiduese.

Ne do të vazhdojmë të testojmë.

Kjo nuk e ndryshon qasjen tonë. Ishte një mësim i mirë dhe ka gjëra që duhet të mësojmë nga loja, veçanërisht në pjesën e dytë. Mendoj se duhet të jemi të ekuilibruar në atë që bëjmë.

Ekipi luajti shumë mirë kundër Koresë, luajti mirë në pjesën e parë kundër Japonisë dhe shumë dobët në të dytën.

Është një proces dhe ne kemi nevojë për ekuilibër.

Duhet të mësojmë nga gabimet tona në pjesën e dytë”, pranoi Ançeloti.

Sipas italianit, gabimi më i madh i ekipit ishte mosreagimi pas golit të parë.

Zemërimi i trajnerit në këtë aspekt ishte i dukshëm. “Nuk është e drejtë. Kur skuadra humbet, ne zemërohemi, është normale. Të gjithë janë të zemëruar.

Mua nuk më pëlqen të humbas, dhe as lojtarëve. Duhet të mësojmë nga kjo humbje, si gjithmonë në futboll”.

Së fundmi, ai analizoi shkaqet e humbjes dhe gabimet individuale.

“Gabimet individuale nuk ndikojnë në paraqitjen e radhës të një lojtari në ekip. Ajo që duhet të vlerësojmë është reagimi i ekipit pas gabimit të parë, i cili nuk ishte i mirë sepse humbëm pak ekuilibrin në fushë. Është një mësim i mirë për të ardhmen”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot