Pas një periudhe heshtjeje, Musiala flet sërish për dëmtimin

- Bota Sot

Pas një periudhe heshtjeje, Musiala flet sërish për dëmtimin

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ylli sulmues i Bajernit, Jamal Musiala, i cili është i dëmtuar rëndë, ka folur përsëri.

“Mendoj se gjatë një dëmtimi mëson shumë gjëra. Për shembull, shoh sa shumë kënaqësi ke zakonisht dhe sa shumë e dua futbollin. Dhe ke kohë të shikosh qetësisht se çfarë mund të përmirësosh.

Në fushë, nuk ke atë kohë për të menduar për gjithçka. Dhe natyrisht, dua të kthehem edhe më i mirë”, tha ndërkombëtari 22-vjeçar për mediat e klubit.

Musiala pësoi një frakturë të fibulës dhe një zhvendosje të kyçit të këmbës në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj PSG në korrik dhe u detyrua t’i nënshtrohej një operacion.

Aktualisht, ai po punon shumë gjatë rehabilitimit për tu rikthyer në fushë.

Përveç kësaj, Musiala po shijon kryesisht pak pushim. “Kam qenë pothuajse gjithë kohën me familjen që nga dëmtimi. Ata më kanë ndihmuar shumë gjithashtu për tu shkëputur pak nga gjithçka”, shpjegoi ai.

“Kjo periudhë më ka dhënë mundësinë të përqendrohem gjithashtu edhe tek aspektet mentale të rikuperimit, jo vetëm tek ato fizike”.

Musiala po punon shumë për rikthimin së bashku me mikun e tij të ngushtë, Alfonso Dejvis.

Të dy shikojnë me optimizëm performancat e forta të Bajernit aktualisht.

Bashkëpunimi me Dejvis gjatë seancave të stërvitjes i ka dhënë Musialës motivim shtesë për tu rikthyer më i fortë se kurrë.

“Shikoj se sa mirë po luajmë tani, sa shumë kënaqësi kanë të gjithë”, u entuziazmua Musiala.

“Dua të jem pjesë e këtij momenti dhe të kthehem në fushë edhe me Fonzin.

Duam të argëtohemi pas dëmtimeve tona dhe të sigurojmë që të fitojmë shumë si ekip.” Musiala beson se rikthimi i tij do të forcoj moralin e skuadrës dhe do të japë një impuls pozitiv për pjesën e mbetur të sezonit.

Musiala foli për herë të fundit në detaje rreth diagnozës së tij të tmerrshme dhe planeve për rikthim në fillim të shtatorit.

“Dua të luaj ndeshje konkurruese me Bajernin në 2025. Kur të kthehem në fushë, dua të jem gati”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot