Leao rigjen Piolin

- Bota Sot

Leao rigjen Piolin

Pas një periudhe të mbushur me polemika dhe luhatje forme, Rafael Leao kërkon rilindjen e tij personale në sfidën e fundjavës kundër Fiorentinës.

Pauza për kombëtaret nuk solli qetësi në shtëpinë kuqezi: nga njëra anë, Milani humbi disa titullarë për shkak dëmtimesh, dhe nga ana tjetër, forma e portugezit vazhdon të jetë një çështje e hapur për trajnerin Masimiliano Alegri.

Leao u kthye më herët nga grumbullimi me Portugalinë, në marrëveshje me trajnerin e saj, për t’u rikuperuar pas shqetësimeve muskulore në viç. Në “Milanelo” ai ka punuar me një program të personalizuar, me synimin për të qenë gati për sfidën delikate ndaj Fiorentinës. Trajneri Alegri pret një reagim nga lojtari që, deri tani, nuk ka arritur të tregojë vazhdimësinë dhe agresivitetin që pritet prej tij.

Në Serie A, Fiorentina është një nga kundërshtarët e preferuar të Leãos: katër gola të shënuar dhe disa paraqitje të shkëlqyera e bëjnë këtë duel simbolik. Në sezonin e titullit 2021-22, pikërisht kundër “violas”, portugezi vulosi fitoren që i hapi rrugën Milanit drejt Skudeto-s. Tani historia përsëritet: një moment i vështirë, një sfidë delikate dhe përballë, sërish Stefano Pioli, trajneri që e udhëhoqi drejt pjekurisë.

Raporti mes Leaos dhe Piolit ka qenë gjithmonë i veçantë: tekniku i Fiorentinës ishte ai që besoi te ai më shumë se kushdo, duke e ndihmuar të kthehej nga një talent i parashikueshëm në një lider të vërtetë të krahut të majtë. Pikërisht për këtë arsye, ndeshja e së dielës merr një vlerë simbolike.

Një sfidë që mund të shënojë fillimin e një ringritjeje personale për Leaon dhe ndoshta, edhe fillimin e një rilindjeje për vetë Milanin e Alegrit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot