Arsenali planifikon zgjerimin e stadiumit

- Bota Sot

Arsenali planifikon zgjerimin e stadiumit

Arsenali po shqyrton një zgjerim “Emirates Stadium”, i cili mund të detyrojë klubin të luajë përkohësisht ndeshjet e tij si vendas në Uembli Stadium.

Projekti synon të rrisë kapacitetin aktual prej 60,700 vendesh në mbi 70,000, duke e bërë “Emirates” stadiumin më të madh në Londër dhe duke tejkaluar rivalët e qytetit, Totenhem Hotspur dhe Uest Hem.

PROJEKTI – Plani përfshin ndryshimin e pjerrësisë së tribunave dhe riorganizimin e ulëseve për të afruar më shumë tifozë, ndërsa pjesa e jashtme e stadiumit do të mbetet kryesisht e njëjtë. Zgjerimi do të prekë pothuajse të gjitha pjesët e stadiumit dhe pritet të sjellë dhjetëra miliona euro të ardhura shtesë në vit, duke ndihmuar gjithashtu në përballimin e listës së pritjes për abonime, që aktualisht tejkalon 100,000.

PËRVOJAT E KALUARA – Kur Emirates u ndërtua në vitin 2006, Arsenali qëndroi përkohësisht në Highbury. Një zgjerim i tillë mund të kërkojë një “shtëpi të përkohshme” për disa ndeshje, me Uemblin si opsioni më i qartë, duke pasur parasysh eksperiencën e Totenhemit që luajti atje për dy vite. Arsenal ka luajtur më parë edhe disa ndeshje të Champions League në Uemblit, me një rekord të këndshëm në FA Cup midis 2014-2020.

SHIFRAT FINANCIARE – Në pesë vitet e fundit, Arsenali ka rënë në vendin e pestë për nga prania e tifozëve, pas Uest Hem, Totenhem, Liverpul dhe Mançester Junajtid. Nga 2021 deri në 2024, arkëtimet mesatare për sezon ishin 105.2m paundë, rreth 6 milionë më pak se Totenhem dhe 19 milionë më pak se Junajtidi. Klubet europiane kanë treguar se zgjerimet mund të dyfishojnë të ardhurat. Real Madridi e rriti të ardhurat nga ndeshjet në 241 milion € pas rinovimit të “Bernabeut”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot