Tifozët e Anglisë i kundërpërgjigjen Tuchel në Riga.
Tifozët e Anglisë i kanë kthyer mbrëmjen e kaluar përgjigje Thomas Tuchel, i cili i akuzoi si shumë të “heshtur” në pas fitores përballë Uellsit.
Në shkallët e “Daugava Stadium” të Rigës 10,404 spektatorët që kishin udhëtuar nga Anglia në Letoni kënduan në kor fraza si: “Këndojmë kur duam” dhe “Jemi mjaftueshëm të zhurshëm për ty?”.
“Gjithçka e marr me pak humor, për mua nuk është problem”, tha komisari teknik gjerman pas ndeshjes të fituar nga “Tre luanët” me shifrat 5-0.