Janë luajtur ditën e sotme 13 ndeshje të vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu dhe Kukësi vuajnë për të siguruar kualifikimin, pasi në kohën shtesë mposhtën respektivisht Basanian dhe Tërbunin.
Nuk ka surpriza në sfidat e tjera, me skuadrat favorite që sigurojnë një vend në turin e dytë të kompeticionit.
Fitore të thella për dy skuadrat e Abissnet Superiores, që morën pjesë në këtë tur. Vora mposht 6-2 Maliqin, ndërsa Flamurtari fiton 5-0 përballë Naftëtarit.
Kualifikohen për në turin e dytë edhe Iliria, Sopoti, Besa, Pogradeci, Lushnja, Apolonia, Kastrioti, Burreli dhe Luftëtari, që fituan ndeshjet respektive. Edhe Tomori është kualifikuar pa luajtur, sepse Valbona është tërhequr nga kompeticioni.
Kupa e Shqipërisë – Turi i Parë
Iliria- Luzi 5-1
Vora-Maliqi 6-2
Erzeni- Sopoti 0-2
Besa-Shkumbini 5-0
Pogradeci-Delvina 4-0
Lushnja-Butrinti 2-1
Apolonia-Besëlidhja 3-0
Kastrioti-Devolli 3-2
Burreli-Shiroka 3-1
Flamurtari-Naftëtari 5-0
Luftëtari-Oriku 2-0
Skënderbeu-Basania 5-2
(pas kohësh shtesë, koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2)
Kukësi-Tërbuni 3-1
(pas kohësh shtesë, koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1)